Privilegje për të fituar tendera/ Administratori i “5D” biseda me drejtoreshat e Veliajt

0
65

Operacioni i një ditë më parë zbuloi se pronaret “de facto” të kompanisë 5D Konstruksion janë pikërisht dy ish drejtorët e Bashkisë së Tiranls, Mariglen Qato dhe Redi Molla.

 

Burime për Ora News bëjnë më dijë se Redi Molla  dhe Marglen Qato  e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare  në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit Eduard Meta, Muhamet Prifti  dhe Nestor Muhametllari  si ortakë fiktiv në aktet e regjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore.

 

Nga sekuestrimi i kompjuterave, dokumentave dhe telefonave, është arritur në zbulimin e disa komunikimeve direkte  mes Eglantina Zere dhe Nestor Muhametllari.

 

Kjo shtetase ka qenë në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Tirana Parking e ndërsa sipas SPAK bisedat janë bërë për favorizimin e kompanisë për ta shpallur fitues.

 

Përveç Eglantina Zeres biseda me administratorin Nestor Muhametllari ka pasur edhe Deborah Keci.

 

Nga verifikimi i prokurorisë së posaçme rezulton se Keci në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

 

Përveç kësaj SPAK thotë se Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor Mumahetllari administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit Nestor Muhametllarit  user-at e anëtarëve të KVO-së./Ora News

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here