Aksident tragjik në Itali, një tjetër shqiptar humb jetën në vendin e punës

0
48

Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në Itali në vendin e punës.

Mediat italiane raportojnë se Nazmi Morina po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e zuri poshtë.

Fatkeqësisht ndihma e parë nuk mundi të bënte asgjë pasi ai humbi jetën menjëherë.

Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, pa asnjë të dyshuar: si zona e kantierit, vinçi dhe materialet e zhvendosura janë tashmë nën sekuestrim.

Trupi i Morinasmbetet në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili mund të përgatisë hetime të mëtejshme (duke përfshirë autopsinë).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here