Berisha: Ne ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit

0
44

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi nga aktiviteti në kuadër të 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, se opozita shqiptare ishte e para që kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO.

Berisha tha se opozitat e vendeve të tjera ndjenin frikën  Rusisë dhe shpallën asokohe neutralitetin apo botën pa blloqe.

Kryedemokrati theksoi se me krijimin e NATO-s u përmbush misioni historik duke shpërbërë kampin e vendeve komuniste.

“NATO përmbushi misionin e saj historik. Kampi socialist u shpërbë. Falimentoi sistemi komunist në vendet ish-komuniste. Së bashku me të, u shpërbë edhe blloku i Traktatit të Varshavës. Në këtë kontekst, rënia e Murit të Berlinit e gjeti NATO-n, pasi kishte humbur kundërshtarin e saj dhe pikëpyetjet mbi të ardhmen e saj ishin jo të pakta.

Por mendoj se përgjigjen e parë më të drejtë, por edhe të një rëndësie jetike për të ardhmen e NATO-s, e dhanë dy shtetarë vizionarë: Helmut Kohl dhe Xhorxh Herbert Bush. Kancelari gjerman Helmut Kohl punonte për një Gjermani të bashkuar në NATO dhe BE.

Duhet të pranojmë, përveç presidentit Bush, udhëheqësit e tjerë të asaj kohë, nuk ndjeheshin mirë me bashkimin e Gjermanisë. Presidenti Bush e mbështeti plotësisht procesin, me opinionin dhe bindjen, se një Gjermani e bashkuar, ishte fitore e lirisë, ishte fitore e Europës. Rënia e Murit të Berlinit solli rënien e diktaturave komuniste në Europë njëra pas tjetrit. E fundit ra në Shqipëri diktatura komuniste.

Por duhet të theksojmë se nga të gjitha opozitat e vendeve ish-komuniste, do të ishte opozita shqiptare e para, ajo që do kërkonte anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Kjo, ndoshta sepse opozitat e vendeve të tjera, përsëri ndjenin frikën e Rusisë dhe shpallën si kërkesë të tyre asaj kohe, neutralitetin apo botën pa blloqe, gjë që përbënte një gabim, sepse ishte një reminishencë e diplomacisë para rënies së Murit të Berlinit.

Kjo kishte ndikim në psikologjinë e përgjithshme, por kjo nuk ndodhi me opozitën shqiptare.

Sapo u ngrit në këmbë, sapo u themelua, PD shpalli se anëtarësimi në NATO do të ishte objektivi i saj i paqëndrueshëm.

Mendoj se ky qëndrim paksa i veçantë, i dha Shqipërisë të paktën një reputacion të mirë në qarqet atlantike”, deklaroi Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here