Shëndetësia ka 11 vjet që i shërben vetëm pasurimit të një grushti oligarkësh

0
82

Zjarri në katin e nëndheshëm të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në shkurt, që u pasua me mbyllejn e Urgjencës së re Polivalente dhe dje, edhe me largimin nga detyra të Drejtores së Përgjithshme Albana Fico, kanë qenë temë e emisionit Kafe Shqeto në SYRI TV sot.

Dr. Erion Dasho nga Gjermania, njëherësh analist politik dhe aktivist i njohur, gjykoi se “kemi një shëndetësi, e cila vetëm evropiane nuk është, por, e prerë keq në koncept, është menduar jo si një sistem që i shërben qytetarit… por si një sistem që prej 11 vjetësh i shërben vetëm një grushti oligarkësh.”

Spitali, tha Dr. Dasho, një nga të ftuarit në emision, është përdorur për demagogji vitin e kaluar: “Në qoftë se ju kujtohet qytetarëve, kryeministri Edi Rama mori një enturazh mjekësh, shefash pavionesh vitin e kaluar, ka qenë muaji prill, dhe para shqiptarëve deklaroi se është duke inauguruar një spital që nuk ka asgjë ndryshe nga spitalet e Parisit!!!

Unë e mbaj mend sepse pikërisht kjo deklaratë shërbeu që të bëja një sërë statusesh, ku të shpjegoja diferencat midis spitaleve evropiane dhe spitaleve shqiptare, – nënvizoi mjeku i njohur. – . Por sigurisht që ajo ishte një deklaratë për konsum publik, një deklaratë për të bërë propagandë të pastër elektorale dhe për t’i treguar qytetarëve shqiptarëve një realitet iluziv, që nuk ekzistonte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here