RTSH çlirohet nga paligjshmëria? Deputetja e PD: Jep dorëheqjen e detyruar Alfred Peza!

0
125

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka njoftuar se Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i RTSH. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo bën me dije se ky institucion më në fund është çliruar prej tij.

Prej ditësh në fakt është folur në korridoret e medias se Peza ka dhënë dorëheqjen. Ka qenë kryeministri Rama që ja ka kërkuar një gjë të tillë, për shkak ta barrës së madhe që ka krijuar me shkarkimet dhe Festivalin e Këngës. Si duket kjo gjë konfirmohet nga Zhupa.

Një fitore e vogël çlirimi i RTSH nga paligjshmëria me dorëheqje të detyruar të Alfred Pezës! Që para se të zgjidhej e kam denoncuar që po përgatitej zgjedhja e tij me porosi; Kur u zgjodh e kam denoncuar si zgjedhje të paligjshme se nuk plotësonte kriteret e ligjit që nuk duhet të kishte qënë deputet para dy legjislaturave, që nuk duhet drejtonte media 6 muajt e fundit, që nuk duhet ishte aksioner në media por prap e mbajtën në mënyrë antiligjore. Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit e kam denoncuar si abuzues me detyrën me shkarkimet e paligjshme dhe jashtë çdo norme të kodit të punës dhe norme morale dhe njerëzore. Në të njëjtën mënyrë abuzive dhe punësonte pa asnjë kriter dhe menaxhonte fondet publike të RTSH si personale”, shprehet Zhupa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here