Banorët e ‘Astirit’ më të vendosur se kurrë: Nuk lëvizim derisa të largohet Rama….

0
127

Kanë më shumë se 3 muaj që protestojnë çdo ditë, por sërish duken të vendosur ti shkojnë deri në fund kauzës së tyre.

Dhjetëra banorë të Unazës së Re në Tiranë deklarojnë se nuk kanë  ndërmend të shkulen nga aty derisa çështja e tyre të triumfojë. Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që të anulojë projektin që iu prish shtëpitë dhe bizneset.

“Të jemi të bashkuar për t’i dhënë fund bandës së qeverisë. Turp për ata banorë të Astirit që nuk na bashkohen. Ne protestojmë në mënyrë paqësore. Ministrat e Ramës të gjithë miliarderë. Nuk do përulemi para askujt.

Shteti nuk funksionon, populli duhet të marrë në dorë fatet e tij. Policia e shtetit po na provokon. Ne dalim këtu për të mbrojtur shtëpitë tona. Nuk do lëvizim derisa të largohet Rama”, u shpreh një prej banorëve.

Si çdo ditë, edhe sot banorët u mbështetën nga ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here