Kadare flet për dekriminalizmin: Proces jetësor për Shqipërinë, e detyrueshme të kryhet

0
127

Ismail Kadare ka shkuar në Gjirokastër për të parë shtëpinë e tij të lindjes, tashmë të shndërruar në muze. Gjeniu i letrave shqipe tha se klasa politike duhet t’u përgjigjet kërkesave të popullit, duke e kryer procesin e dekriminalizimit, që e cilësoi të detyrueshëm për tu bërë.

“Procesi i dekriminalizmit është një proces jetësor për Shqipërinë. Do jetë e pafalshme në qoftë se nuk kryhet. Populli shqiptar do tregojë cilësitë e tij më të mira po do detyrojë klasën politike ta kryejë këtë proces dhe do tregojë cenet e tij nëse nuk e detyron. Populli ka merita, populli ka cene, do ta shikojmë, është një provë, por është e detyrueshme të kryhet”.

I pyetur për largimet e shqiptarëve jashtë vendit, Kadare tha se kjo ethe e largimit është një ethe e përkohshme.

“Popujt të tjerë kanë historinë e tyre të largimit, kthimit dhe pastaj të stabilizimit. Është e natyrshme që pas një periudhe jashtëzakonisht të egër të izolimit të vinte ky pasion, shpesh me arsye pasi nuk është pa arsye sigurisht, por edhe pakëz e kthyer në modë. Unë kam besim, se do gjendet drejtpeshimi i një populli që qëndron, largohet dhe kthehet dhe në fund të fundit do qëndrojë në vendin e vet”– tha Kadare.

Në shtëpinë e lindjes Kadare u takua me dhjetëra përkthyes të veprës së tij. Ai u bëri thirrje bashkëqytetarëve ta ruanin qytetin dhe identitetin e tij dhe sidomos vlera origjinale siç përmendi ai “sokakun e të marrëve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here