Nga Rama te ish ministrat, zbardhet lista e 16 dëshmitarëve që do të pyeten nga Komisioni Hetimor brenda 10 qershorit

0
88

Ditën e sotme ka nisur punën komisioni parlamentar, i cili do të hetojë check-up dhe sterilizimin.

Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi, tha se mes dëshmitarëve që do thirren për të dëshmuar lidhur me hetimin e dy koncesioneve, do jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Pyetja e dëshmitarëve sipas planit të veprimit të komisionit do jetë deri më datë 10 qershor.

Kush do thirret për të dëshmuar?
1-Edi Rama, kryeministër
2-Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë
3-Ogerta Manastirliu, ish-ministre e Shëndetësisë, aktualisht ministre e Arsimit
4-Shkëlqim Cani, ish-ministër i Financave
5-Anila Denaj, ish-ministre e Financave, aktualisht ministre e Bujqësisë
6-Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë (aktualisht)
7-Klodian Rjepaj, ish.zvministër Shëndetësie
8-Geraldina Prodani, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë
9-Ortakët dhe administratorët e të dy koncesionarëve
10-Nisma Thurje: Endri Tafani, Pano Soko, Artan Koni
11- Drejtorët e FSDKSH që nga firmosja e kontratave të financimit dhe nisja e zbatimit të dy kontratave koncesionare
12- Drejtuesit e qendrave spitalore universitare që nga nisja e zbatimit të dy koncesioneve
13- Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për dhënien e koncesioneve
14- Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet në procedurat e dhënies së dy koncesioneve
15- Drejtuesit e Agjencisë së Prokurimit Publik
16- Avokatura e Shtetit

Komisioni hetimor parlamentar do të ketë një afat funksionimi 4-mujor dhe do të hetojë koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up.

Drejtuesja Albana Vokshi tha se këto koncesione kapin vlerën e mbi 200 milionë Eurove, që sipas saj, dëshmon për korrupsion.

“Koncesionet që do shqyrtojmë arrijnë vlerën në mbi 200 milionë Euro. Në këndvështrimin tonë nuk është vepër shpërdorimi detyre, por korrupsion në nivele të larta”, tha Albana Vokshi.

Kurse zv/kryetari kërkoi nga kryetarja që të mos bënte deklarata partiake pa proceduar më parë me konstituimin e komisionit dhe të mos paragjykonte punën e komisionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here