Dhunimi i efektivit, Policia e Shkodrës jep detaje: Gjatë konfliktit të çastit, u shkrep arma e zjarrit

0
66

Policia e Shkodrës dha detaje për dhunimin me sende të forta të një efektivi policie, duke theksuar se shtetasi Ormir Gucia goditi me sende të forta policin Admir Okaj.

Gjatë përplasjes, është shkrepur edhe armë e efektivin, nga e cila fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur.

Njoftimi:

Rreth orës 15:45, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here