Armand Shkullaku: SPAK, institucion i falimentuar!

0
47

Arrestimi i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro, ka qënë kryefjala e mediave ditët e fundit.

Një koment mbi rastin e ka dhënë edhe analisti Armand Shkullaku. I ftuar në SYRI TV, Shkullaku u shpreh se arrestimi i Goros është bërë me urdhër të Ramës.

Më tej ai shprehet se SPAK është një institucion i falimentuar.

Shkullaku: ‘Dy rastet e ndodhura në Himarë, arrestimet e Fredi Belerit dhe Jorgo Goros, na treguan se, SPAK përfundimisht është  një mekanizëm që nëse deri dje Edi Rama mundohej që të jepte mesazhe në distancë, tani e ka kaluar edhe këtë skrupull.

Edi Rama nuk e ka problem që Rama të tregoj para gjithë shqiptarëve që SPAK vepron sa herë Rama i thotë skap.

I duhet Beleri në burg, se fitoi bashkinë e çon në burg.

I duhet ti hedhë një llokmë Athinës, çon Jorgo Goron në burg.

Ky është një dështim i hapur dhe spektakolar i SPAK. Ka falimentuar për mua.

Për mua SPAK mund të quhet një organ totalisht i falimentuar.

Këtu drejtësi të pavarur nuk ka më, sepse SPAK lëviz me urdhër atëherë kur i duhet Ramës’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here