Rrëzohet VKM e qeverisë, Kopshti Botanik do të mbetet në pronësi të Universitetit…

0
112

Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore lidhur me pronësinë e koshtit Botanik që me anë të një VKM-je të ndërmarrë në vitin 2019, planifikohej t’i kalonte bashkisë.

Ditën e sotme është rrezuar për herë të dytë VKM 510, e ndërmarrë në vitin 2019. Beteja ligjore ka zgjatur më shumë se një vit që prej marrjes së vendimit.

Ka pasur shtyrje të vazhdueshme të seancave gjyqësore pasi pala e bashkisë apo e ministrisë, nuk kanë qenë prezente.

Sot u pa e arsyeshme dhe u vendos nga gjykata Administrative që pronësia e Kopshtit Botanik t’i mbetet universitetit të Tiranës, përkatësisht Fakultetit të Shekncave të Natyrës.

Ky vendim erdhi si pasojë e kontestimeve të shumta që kjo VKM mori nga pedagogët e universiteteve të ndryshme, veçanërisht falë këmbënguljes dhe kërkesave të shumta të bëra nga Dekani FSHN, Spiro Drushku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here