Gjokutaj: GJKKO në shërbim të Ramës, kërkon t’i djegë mandatin Berishës duke zvarritur proceset

0
47

Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se shtyerja e seancës së kryetarit të Partisë Demokratike nga Gjykata e Posaçme vjen si pasojë e tendencës për të djegur mandatin e deputetit të Berishës.

Në një lidhje me Skype për edicionin e mesditës me Arnold Karriqin në Syri Tv, Gjokutaj tha se këto janë fakte që vërtetojnë se SPAK dhe GJKKO veprojnë sipas interesit të tyre politik të mazhorancës.

“Gjykatjsa e ka mbajtur në dorë vendimin sa ka dashur.  Problemi është tek standarti i zvarritjes. Këta po shfrytëzojnë çdo lloj parametri. E vonoi deri në limit dhe tani kemi ardhur në Apel. Z. Berisha, si deputet i Kuvendit, ka të drejtën të ushtrojë mandatin e tij, i cili është i pacënuar nga procesi i cili është nën hetim.

Sa herë që kemi seanca për z.Berisha  SPAK, çuditërisht në atë ditë dhe në atë orë, bën thirrje të zyrtarëve të mazhorancës për të krijuar imazhin që këtu kemi të bëjmë me barazi. Kjo strategji e vonesës ka të bëjë me faktin se ata mendojnë se duke pezulluar marrjen pjesë në Parlament të zotit Berisha do kalojnë afatin dhe do i djegin mandatin. Gjykata po shtyen seancat dhe po bën artifica për të kënaqur dhe përmbushur këtë interes politik të mazhorancës.

Këto janë faktet që SPAK dhe GJKKO janë të zhytur deri në gryk në batakun politik të kësaj mazhorance e cila komandon 100% jo vetëm përfundimin e çështjeve por edhe përfundimin.gjokutaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here