“Eco Tirana” kallëzohet në SPAK për pabarazi në tendera dhe pastrim parash. Në verifikim “AGSM Holding” dhe Andrea Miglioranzi

0
74

Një kallëzim i pazakontë ka mbërritur në SPAK, për shoqërinë aksionere të pastrimit dhe diferencimit të mbetjeve urbane “Eco Tirana”, duke kërkuar nga struktura e posaçme ndjekjen penale për disa zyrtarë dhe pronarë të kësaj kompanie.

Kallëzimi penal është referuar nga një studio avokatie në Tiranë, e cila kërkon nga SPAK ushtrimin e ndjekjes penale ndaj administratores së shoqërisë “Eco Tirana”, Anjeza Çapllani për akuzën e “Shkeljes së pabarazisë në tendera dhe ankande publike” si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Kjo kompani organizon dhe menaxhon tenderat e pastrimit të qytetit të Tiranës, ndërkohë edhe vetë rezulton të jetë e përfshirë në këtë proces, ku është specifikuar në grumbullimin dhe diferencimin e mbetjeve urbane.

Për të njëjtat akuza kërkohet ndjekja penale edhe për kompaninë mëmë të kësaj shoqërie “AGSM Holding ALBANIA” dhe pronarin e kësaj kompanie, italianin Andrea Miglioranzi.

Sipas kallëzimit të paraqitur në SPAK, ”ECO Tirana” është një kompani që administrohet nga Anjeza Çallpani, në fushën e Manaxhimit të shërbimeve mjedisore.

“Eco Tirana” ka dy pronarë përfitues të cilët janë, Bashkia e Tiranës dhe subjekti tregtar “AGSM Holding Albania”, e cila është në likuidim e sipër.

Subjekti tregtar “AGSM Holding ALBANIA” është krijuar në datën 3 maj 2016, dhe ka si ortak, “AMIA VERONA” dhe “AGSM AIM”, kjo kompani ka si likujditator shtetasin Italian, Luca Signorini.

“…firma “AMIA VERONA” është biznes i grupit mafioz “Ndragheta…”-thuhet në kallëzim.

Ndërkohë në kallëzim nënvizohet se duke ju referuar një prononcimi të Partisë Demokratike, kompania Veroneze e plehrave, po hetohet nga Antimafia italiane.

Në kallëzimin penal thuhet se në media është ngritur akuza se “Eco Tirana” edhe pse merrte detyrimin që do ndryshonte gjendjen e administrimit të mbetjeve të Tiranës, nuk e bën diferencimin e mbetjeve, por vetëm i ngarkon në kamionët e saj dhe i çon grumbull te landfilli i Sharrës.

“…të njëjtin mekanizëm pune që bën shoqëria private “Fusha”, e cila  pastron qytetin, e bën dhe shoqëria “Eco Tirana…”- thuhet në kallëzimin penal.

Më tej në kallëzim thuhet se firma “AGSM VERONA” është biznes i grupit mafioz “Ndragheta”, gjë të cilën duhet ta hetojë SPAK. Madje objekt i kallëzimit është dhe kërkesa për të hetuar kontratën koncesionare dhënë me afat 84 vjeçar deri në vitin 2100, kur sipas ligjit lejohet deri në 30 vite me ligj parlamenti e jo me vendim bashkie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here