Ja meshkujt e famshëm që janë bjondë (Foto

1
362

Ngjyra e flokëve, është çështje preferencash, edhe te vetja, edhe te gjinia tjetër, megjithatë meshkujt me flokë bjondë nuk mbahen si më të preferuarit nga femrat. Kështu që nëse ata zgjedhin t’i kthejnë flokët të…

Ngjyra e flokëve, është çështje preferencash, edhe te vetja, edhe te gjinia tjetër, megjithatë meshkujt me flokë bjondë nuk mbahen si më të preferuarit nga femrat. Kështu që nëse ata zgjedhin t’i kthejnë flokët të verdhë, apo ta përforcojnë këtë ngjyrë të dikurshme natyrale, është thjesht për t’iu bindur shijeve të tyre, sesa për të tërhequr vëmendjen e gjinisë tjetër. Një postim i Isli Islamit, prezantuesit që do të nisë që nga java tjetër të jetë në studion e Wake Up, në Top Channel, me flokë plotësisht biondë të lyer kohë më parë, të kujton që nuk është vështirë të gjesh edhe djem të tjerë shqiptarë që e pëlqejnë ngjyrën e verdhë të flokëve.

 

 

Lëvizim nga programi i Top Channel, për të  përmendur Ledion Liçon, ish-prezantuesin e atij programi, një nga biondët e njohur. Ai është ngulitur në kujtesën e të gjithëve me këtë ngjyrë flokësh, megjithëse, është e sigurt, që me kalimin e viteve, sigurisht flokët e tij natyralë  nuk kanë mbetur aq të verdhë sa mund t’i ketë pasur në fëmijëri, kështu që është parukieri ai që mendon për ta sjellë atë ngjyrë në nuanca të ndryshme.

 

Zakonisht kjo ngjyrë është zgjedhja e meshkujve modernë, por dhe e atyre ekstravagantë, që nuk kanë të njëjtën mani për t’u dukur fashionistë, si të parët, por që gjithsesi i përdorin detajet e pamjes, për të shfaqur tipin e tyre. Dhe këtu të vjen në mendje menjëherë, Bojken Lako. Ai ka eksperimentuar me shumë ngjyra flokësh, por së fundmi po qëndron te e verdha.

Një tjetë bjond i njohur është edhe Ilir Shaqiri, i cili gjithashtu të krijon përshtypjen sikur ka pasur një ngjyrë të çelët flokësh gjithmonë, por ato fijet e verdha, janë me siguri rezultat i seancave të rregullta te parukieri, të cilat me siguri ia vlejnë, sepse balerinit i duken krejt në harmoni me fytyrën.

Blero, është një tjetër biond që ka provuar të jetë edhe më ekstrem sesa natyra, si edhe Ledioni. Ai i ka lyer flokët para ca kohësh me një ngjyrë të artë, por që nuk e ruajti gjatë, për të kaluar te nuanca e zakontë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here