GJKKO kritikoi SPAK për mungesë hetimesh/ Ilir Beqaj, personi kyç i aferës të Sterilizimit

0
56

Sot SPAK duket se më shumë e amnistoi Ilir Beqajn, shokun dhe bashkëpunëtorin e kryeministrit Edi Rama se sa e çoi para drejtësisë me akuzë. Këto dyshime ngrihen po nga institucionet e drejtësisë, ku ishte Gjykata që i kërkoi SPAK që të hetonte siç duhet Beqaj, pasi e konsideronte si personin kyç të kësaj afere. Ishte gjyqtari Erion Bani që kritikonte SPAK se kishte anashkalur hetimin e Ilir Beqajt e ndërsa distancohej nga favorizimi që po i bëhej Beqajt me masën e lehtë të sigurisë, kërkonte thellimin e hetimeve dhe rendiste provat që nxirrnin Beqajn si përgjegjës për koncesionin abuziv në vlerën ë 100 milionë eurove

Gjykata e cilëson ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj si personin kyç në aferën e koncesionit të sterilizimit. Në vendimin e zbardhur të Gjykatës Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, renditen edhe të gjitha shkeljet e kryera nga Ilir Beqaj si personi kyç, ku vetëm nga kontrata fillestare e këtij koncesioni dëmi llogaritet në 90 milionë euro, por sipas kësaj gjykate, ky dëm është shumë herë më i madh dhe i pamundur të përcaktohet për shkak të shkeljeve të rënda në këtë kontratë.

Duke analizuar të dhënat, gjyqtari Erion Bani thekson se koncesioni është realizuar në një kohë kur QSUT kishte mundësinë e kryerjes së sterilizimit me një faturë prej 10 milionë eurosh në 10 vite, ndërkohë që u realizua një kontratë e panevojshme me vlerë 100 milionë euro.

Sipas vendimit, Ilir Beqaj ishte vënë në dijeni nga drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, për ekzistencën e kapaciteteve, por nuk u vunë në punë qëllimisht që të kryhej kjo procedurë koncesioni me dëm ekonomik 90 milionë euro.

GJKKO: “Me shkresën të Drejtorit të Përgjithshëm të QSUT Ogerta Manastirliu, drejtuar ministrit të Shëndetësisë z. I. B. me lëndë “Informacion mbi gjendjen e sistemit të Repartit të Sterilizimit Qëndror në QSUT për marrjen e masave për fillimin e funksionimin e tij” citohet shprehimisht:

“I nderuar z. Ministër, Referuar procesit të zbatimit të Fazës së Parë të Master Planit të zhvillimit të QSUT, si dhe duke u nisur nga domosdoshmëria për vënien në funksionim të Repartit të Sterilizimit Qëndror pranë Spitalit të Urgjencë-Pranimit, bashkëlidhur gjeni një paqyrë të përmbledhur të gjendjes aktuale të funksionimit të procesit të sterilizimit nëpër blloqet operatore si dhe propozimet për funksionimin në mënyrë të centralizuar të kësaj Njësie.” Pra, ish drejtori i përgjithshëm znj. O. M., kishte përgatitur një plan biznes për kapacitetet dhe shpenzimet për ta vënë në funksion.

Për repartin qëndror të sterilizimit duheshin vetëm 30-32 punonjës. Nga analiza e të gjitha provave të para në unitetin e tyre, Gjykata çmon se ish Ministri i Shëndetësisë z. I.B.në bashkëpunim me personin nën hetim K.R. e kishin marrë vendimin për dhënin e shërbimit të sterilizimin me konçesion si dhe kishin përzgjedhur paraprakisht se kush do të fitonte këtë konçesion që ishte personi nën hetim I.R. dhe shtetasi italian U.S., duke filluar përgatitjet për këtë qëllim që në vitin 2013 dhe finalizuar në muajin dhjetor 2015 me nënshkrimin e kontratës së konҫesionit.

Kjo është arsyeja pse nga ish-ministri i Shëndetësisë z. I.B. nuk është marrë asnjë masë për vënien në funksionim të Repartit të Sterelizimit Qendror të QSUT, i cili kishte pajisje moderne dhe me një kapacitet sterilizues mbi dyfishin e nevojave të saj, duke mos i’u përgjigjur kështu asnjëherë shkresës të Drejtorit të Përgjithshëm të QSUT. Gjykata ҫmon se personi nën hetim I.B. në këtë ҫështja shfaqet në rolin e organizatorit dhe e koordion veprimtarinë e paligjshme të dhënies me konҫesion duke ngarkuar personat e tij të besuar kryesuar nga personi nën hetim K.R.

 

Gjykata thekson më tej, se edhe pse çdo gjë ishte gati për të kryer procesin e sterilizimit, Ilir Beqja nuk e mori në konsideratë, por urdhëroi vijimin e procedurave të koncesionit për të favorizuar miqtë e tij

GJKKO: “Në këtë memo pranohet se Reparti Qendror i Sterilizimit pranë QSUT-së, i ndërtuar është një ide dhe teknologji avangarde për proceset e sterilizimit dhe kapaciteti i llogaritur i këtij reparti mbulon ripërshtatjen e instrumentave kirurgjikale për deri në 60, 000 ndërhyrje kirurgjikale në vit. Kjo do të thotë se i përballonte më së miri nevojat e vendit Qendra e Sterilizimit pranë QSUT-së. Pavarësisht këtij informacioni Ministri i Shëndetësisë z. I.B.në krye të memos ka vendosur shënimin “Dakort! Të vijojmë me procedurat e tjera “Për ngritjen e Komisionit të dhënies së koncesionit”

Por jo vetëm kaq, për të përfituar kompania koncesionare, Komisioni I urdhëruar nga Ilir Beqja, fshehu të dhënat për sasinë e mjetev që duhej sterilizuar, duke I hapu rrugë kostove shtesë që duhet të paguante shteti ndër vite. Gjykata konstaton se me studimin e fizbilitetit të kryer po nga kompania që fitoi koncesionin, u fry qëllimisht kostoja duke përfshirë në koncesion edhe koston e barnave, të cilat nuk ishin pjesë e shërbimit.

GJKKO: “Të dhënat e pasqyrave financiare nuk janë përshkruar dhe analizuar në studimin e fizibilitetit. Pra në krahasuesin e sektorit publik është fryrë në mënyrë fiktive kostoja e sterilizimit në masën 56.4%. Në përllogaritjen e ndërhyrjeve kirurgjikale sipas kësaj tabele, në total janë rreth 63 mijë ndërhyrje dhe jo 50 mijë ndërhyrje, siç përmëndet nga komisioni i procedurës për dhënien e Konçensionit, në referencën e ndërhyrjeve për vitin 2013.

Në këtë krahasim të bërë të shërbimit për vitin 2013 mbi koston në QSUT, është futur vlera 283, 287, 370 lekë, që rezulton se janë barna dhe materiale mjekësore, që nuk përfshihen në shërbimin e dhënë me konçension.”

Gjykata e cilëson Ilir Beqajn si personin kyç në këtë koncesion, e si personin e lidhur me biznesmenët që fituan koncesionin. Për këtë, Gjykata rendit, udhëtimet, komunikimet dhe vizitat që zyrtarët e Ministrisë, Ilir Beqaj dhe Klodian Rrjepaj kishin kryer me Ilir Rrapajn dhe biznesmenët italianë.

Pas këtyre takimeve, sipas Gjykatës është bërë edhe plani për marrjen e koncesionit. Sipas Gjykatës kjo lidhje faktohet se kompania italiane “Servizi Italia Spa”, ishte në dijeni të këtij koncesioni, në një kohë që ky konçesion nuk ishte bërë publik as si ide. Por ndërsa Ministria e Shëndetësisë, nuk kishte bërë ende një plan të tillë, në Itali kjo kompani kishte marrë dijeni e madje, në mbledhjen e Bordit, kishte diskutuar për krijimin e një kompanie në Shqipëri, që më pas do të përfshihej në këtë koncesion, që deri në atë kohë nuk ekzistonte as në letra.

GJKKO: “Në këtë procesverbal vërehet se mbledhja është mbajtur me datë 18 Dhjetor 2014 ora 18:40 pranë selisë ligjore të “Servizi Italia Spa”, ku në pikën e tretë të diskutimeve të rendit të ditës “Të ndryshme”, citohet: “Merr fjalën zëvëndës kryetari për të informuar Këshillin se në lidhje me vendimin për pjesmarrjen në themelimin e një shoqërie të re të së drejtës shqiptare, për pjesëmarrjen në tendera të mundshëm për dhënien e një Kontrate dhjetëvjecare e cila do të zhvillohet në Shqipëri dhe që ka për objekt, në vecanti, ofrimin e shërbimit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikal.

Në dokumentin e sipërcituar thuhet se nëse bashkimi i përkohshëm i shoqërive do të rezultojë fituese, të vijojë me themelimin e shoqërisë së re sipas vendimit të marrë më datë 17 Tetor. Pra, vendimi është marrë me datë 17 Tetor, përpara se të mbahej mbledhja e datës 18 Dhjetor 2014 sikurse është përmendur më sipër. Ndërkohë data e shpalljes së njoftimit të kontratës objekt hetimi është 13.02.2015, për rrjedhojë në kushtet kur procedura e konçesionit është elektronike, para datës 13.02.2015 asnjë operatorë ekonomik nuk mund të marri dijeni për objektin e konçesionit.”

Fill pas kësaj mbledhjeje, muratori Ilir Rrapaj krijoi kompaninë me një të punësuar, që më pas rezultoi edhe fituese e konçensionit 100 milionë, siç ishte diskutuar në mbledhjen e Bordit të kompanisë italiane. Por jo vetë, kaq, sipas Gjykatës Ilir Beqaj ësshë angazhuar, si autoriteti kompetent për finalizimin e çdo procedure, e madje është përcjellësi i dokumenteve në ministrinë e Financave, ku edhe këtu ngrihet një tjetër pikëpyetje.

Shkëlqim Cani fillimisht refuzoi që t’i hapte dritën jeshile këtij koncesioni, por një muaj më pas ndryshoi mendim e këtu gjykata ngre pikëpyetjet e radhës.

GJKKO: “Nga provat e administruara rezulton se nga ministri i Shëndetësisë është paraqitur i njëjti Studim i Fizibilitetit, i cili ishte refuzuar më parë për financim nga Ministria e Financave, pasi nuk ka një argumentim të qartë në lidhje me analizën e zhvilluar për arritjen në konkluzionin që koncesioni/PPP është procedurë ekonomikisht më e favorshme se prokurimi public. Ndodhur në këto kushte, kur jemi përpara të njëjtit Studim Fizibiliteti mbetet e paqartë se ҫfarë e bëri të ndryshonte mendim Ministrin e Financave z.Sh. C. vetëm 1 muaj e 15 ditë më vonë, duke e miratuar në parim propozimin për financim.”

Një tjetër episod ku Gjykata sheh Ilir Beqajn si përgjegjës të drejtpërdrejt për këtë aferë, është lidhja e kontratës. Pas prokurimit, kompania Action Laundry sh.p.k, ankimoi tenderin. Sipas Gjykatës, Ilir Beqaj, në vend që të ngrinte komision për shqyrtimin e ankesës, urdhëroi vijimin me lidhjen e kontratës me kompaninë e miqve të tij.

GJKKO: “Me administrimin e ankesës së operatorit ekonomik Action Laundry sh.p.k,  Ministri i Shëndetësisë z. I.B. nuk rezulton që të ketë pezulluar vazhdimin e procedurës së prokurimit, derisa ankesa të jetë shqyrtuar plotësisht. Gjithashtu, Ministri i Shëndetësisë në cilësinë e titullari të autoritetit kontraktor nuk rezulton të ketë ngritur një komisioni të përbërë nga 3 (tre) persona, të cilët nuk duhet të kenë marrë pjesë në marrjen e vendimit, për të cilin është paraqitur ankesa. Përkundër kësaj, Ministri i Shëndetësisë z. I.B. i është drejtuar operatorit ekonomik Servizi Italia Spa për të vijuar me lidhjen e kontratës.”

Por sikur të mos mjaftonte dëmi mbi 90 milionë euro me nënshkrimin e kontratës koncesionare, Ilir Beqaj vijoi favorizimin e kompanisë, duke i vënë në dispozicion kësaj kompanie ambientet e QSUT dhe spitaleve të tjera, ndërkohë që kostoja e ambienteve ishte përcaktuar si shpenzim. E madje dëmi më i madh është shkaktuar nga furnizimi me energjinë elektrike, ku sipas  hetimeve rezulton se ajo iu ngarkua spitaleve, duke i futur në kolaps, edhe pse ky shpenzim duhej paguar po nga konçesionari

GJKKO: “Në pikën 19.5 të Kontratës Konçensionare është parashikuar: “Në qendrat Back-up, përveç qendrës Back-up tek QSUT, Autoriteti i siguron Konçensionarit energji elektrike, uji, avull, vepra civile, impiante etj., me shpenzime në ngarkim të Autoritetit”. Ky parashikim është bërë në kundërshtim me të gjithë dokumentet e kësaj procedure, ku kosto e energjisë elektrike dhe ujit janë përfshirë si kosto e shërbimit të sterilizimit të seteve kirurgjikale, që do të ofrohen nga Konçensionari (i cili paguhet me çmimet e përcaktuara në Kontratë për ҫdo njësi kirurgjikale të sterilizuar).”

Në vendimin prej 307 faqesh, gjykata rendit edhe të gjitha kontaktet dhe komunikimet e drejtpërdrejta dhe me e-mail të Ilir Beqajt, Klodian Rrjepajt me biznesmenët që përfituan koncesionin.

Sipas Gjykatës, nga këto prova nuk faktohet vetëm “shpërdorimi i detyrës”, “konflikti i interesit” por edhe vepra të tjera penale, ku Ilir Beqaj rezulton personi kyç që ka kryer të gjitha praktikat e koncesionit, edhe pse ishte në dijeni të dëmit financiar që po i shkaktohej shtetit dhe të gjitha shkeljeve ligjore që nga nisja e projektit me studimin e fizibilitetit dhe deri më sot, kur ky koncesionar vijon të marrë miliona euro me një faturë që vijon të fryhet për shkak të abuzimeve dhe shkeljeve të rënda ligjore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here