Letra amerikane e propagandës/ Kritika të forta ndaj Ramës: Është e mirë për të fshirë by****

0
159

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të Premte në faqen e tij në FB një letër për të cilën thotë se i është dërguar mbrëmë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Një letër që nis me një gjuhë diplomatike e përfundon me kërkesën për zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem.

Publikimi në rrjetet sociale i letrës nga Rama duket më tepër si një lëvizje propagandistike për të krijuar përshtypjen e marrëdhënieve të ngushta me Presidentin amerikan Donald Trump.

Përveç komenteve mbështetëse, shumë prej tyre me gjasë nga ‘ushtarët e paguar të lavdeve’ për Ramën, kreu i qeverisë ka marrë dhe mjaft kritika lidhur me statusin e publikuar.

Qytetarët kujtojnë gjendjen në të cilën ndodhet vendi, me shumë të rinj që janë larguar e të tjerë që planifikojnë të ikin për shkak të mungesës së një jete dinjitoze në Atdhe.

Të tjerë flasin për korrupsionin në vend, çmimet e larta e rrogat e ulëta.

Ka nga ata qytetarë që i kujtojnë qëndrimin kundër Trump-Ramës, para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kur shefi i ekzekutivit, në një internistë për një televizion amerikan, shprehej kundra zgjedhjes së Trump si President i Shteteve të Bashkuara.

“Letër amerikane, është e mire për të fshirë by**en! Deri dje e shaje ketë klloun, sot lumturohesh si adoleshent dhe shkëmben letra dashurie”, shkruan një komentues.

Ka dhe nga ata qytetarë që nuk e kursejnë ironinë. “Çfarë thotë o Edi Rama se s’marim vesh ne nga këto. Se mos më ka dale emri mua për lotarinë amerikane mo”, shkruhet në një tjetër koment.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here