DOKUMENTI/ Pakti PS-PD, ja dy komisionet hetimore që do ngrihen

0
140

Është zbardhur pakti mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore, pjesë e marrëveshjes që pritet të sjellë normalizimin e situatës në Kuvend.

Më konkretisht, janë kërkesat e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit drejtuar socialistëve, por në dokument theksohet se projektvendimet janë dakordësuar edhe me mazhorancën.

Bëhet fjalë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi, atë të sterilizimit dhe Check Up-it, si dhe ngritjen e një komisioni për ndërhyrjen në sistemin TIMS ku u cënuan të dhënat personale të qytetarëve.

Në kërkesë propozohet që Komisioni të ketë 15 anëtarë, 6 nga grupi i Partisë Demokratike dhe 8 nga grupi i Partisë Socialiste, ndërsa afati i tij të jetë për një periudhë kohore 4 mujore.

Ndërkohë vlen të theksohet fakti se në mbledhjen e të martës palët u dakordësuan në parim edhe për ngritjen e “Nënkomisioneve për Reformat”, për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash. “Nënkomision për Reformat” do të përbëhen nga 4 anëtarë (dy cakton Çuçi dhe dy cakton Bardhi). Në këtë rast, grupimi i Lulzim Bashës, del “jashtë loje”.

Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirës, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian. Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve (veto) dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.

Ndërkohë, nuk ka patur diskutime në lidhje me bashkëkryetarin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, pasi i përfundon mandati më 21 Mars.

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet sot në orën 16:00 për të zyrtarizuar marrëveshjen mes palëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here