Taulant Balla del blof me ekstradimet/ Bruno Çobo: Erdha me dëshirë nga Dubai!

0
71

Ditën e martë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamjet e ekstradimit nga Dubai të një personi të akuzuar për mashtrim me call center, duke shpallur edhe fillimin e një epoke të re në raport me ekstradimet me Emiratet e Bashkuara. Sipas Ballës, ekstradimi i Bruno Çobos ishte një “ekstradim i thjeshtuar”, një procedurë e re që do të vihej në zbatim.

“Me ekstradimin e thjeshtuar përmes deportimit, të realizuar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe është hapur një faqe e re e bashkëpunimit, me këtë vend mik dhe partner, në luftën kundër pandëshkueshmërisë”, shkruajti Balla duke dhënë të kuptohet se sapo kishte arritur një sukses të dikasterit që drejton.

Por fabula që sajoi Taulant Balla nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë.

Bruno Çobo doli këtë të enjte para Gjykatës së Posaçme, ku i komunikuam masën e arrestit në burg që ishte marrë në mungesë, sa i takon përfshirjes së tij në rrjetin kriminal të mashtrimeve me vlerë 4.7 milion euro ndaj shtetasve italianë.

Në sallën e gjyqit, Çobo jo vetëm që hodhi poshtë deklarimet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla që tha se ishte ekstraduar përmes procedurës së thjeshtuar, por që ka udhëtuar i vetëm me vendimin për t’u vetëdorëzuar.

“Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë”, ka thënë ai.

Rezulton se Bruno Çobo i ka dërguar nëpërmjet postës Zyrës së Interpol Tirana një kërkesë ku i kërkon që të vetëdorëzohet e t’i krijohen kushtet për tu kthyer në Shqipëri. Tashmë i takon gjykatës të merret me rastin e Çobos, por deklaratat publike tregojnë se sa trashë inskenohen sukseset imagjinare të qeverisë dhe se çfarë niveli banal kanë drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here