Takimi i Uashingtonit, Bytyçi: Vuçiç ka të gjithë fuqinë të lëshojë Kosovën, konflikti për Trepçen dhe Ujmanin

0
109
*

Më 4 shtator liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Uashington, një takim i shumëpritur dhe me pritshmëri të larta.

Para këtij takimi, ekspertët e të dy palëve do të takohen më datën 27 gusht në Bruksel.

Analisti dhe njohësi i çështjeve të rajonit, Enver Bytyçi, vlerëson se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është drejt fundit sa i takon edhe angazhimit diplomatik ndërkombëtar.

I ftuar në Ora News, ai thotë se mes SHBA dhe BE ka një rivalitet për të marrë lidershipin e këtij procesi, por shton se Amerika ka përparësi në këtë dialog.

“SHBA ka një rol të pazëvendësueshëm në rajon por në veçanti në Kosovë. Por edhe BE është donatori më i madh në Serbi, Kosovë dhe gjithë rajonin. Dallimi midis këtyre dy kryeqendrave të mëdha të vendimmarrjes botërore ka të bëjë me faktin se BE nuk është një shtet federativ unik si SHBA, por një bashkësi shtetesh që nuk janë të obliguara të respektojnë vendimet e përgjithshme. 5 vende të BE nuk njohin Kosovën. Nuk kemi të njëjtin status dhe pozicion kushtetues siç kanë BE apo SHBA, dhe kjo është përparësi në favor të SHBA”.

Edhe pse informacioni rreth asaj që do të diskutohet në Uashington është i rezervuar, flitet se korniza kryesore e tyre janë marrëveshjet ekonomike.

Për Bytyçin në këtë aspekt basti i madh është kush zotëron Trepçën dhe Ujmanin.

“Në SHBA, diplomatët dhe ekspertët flasin për marrëveshje të rëndësishme emonomike, ndoshta brenda tyre do të jetë dhe Trepça dhe Ujmani, qendra e gravitetit që krijojnë gjithë konfliktin rreth Kosovës. Kush zotëron Trepçen dhe Ujmanin zotëron Kosovën, nëse këto i zotëron Serbia Kosova bëhet një shtet jofunksional dhe pavarësia e Kosovës zhvleftësohet.Diskutimi dhe vendimmarrja do të jetë politike, nuk ka pengesa juridike. Por Vuçiç pretendon se do të diskutohen çështje teknike, presioni i tij ndihet më shumë në Bruksel”.

Në portale të ndryshme qarkullojnë edhe shifra të majme parash por për Bytyçin këto janë thjesht konspiracion.

“Fatkeqësisht ka një terr informativ. Nëse Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës shkojnë në një takim në Uashington dhe në këtë takim në momentin e fundit do të paraqitet edhe Trump do të thotë se në tavolinën e këtij dialogu ekziston një projekt, një marrëveshje dhe një program pune.Por askush nuk thotë çfarë ka kjo marrëveshje? Është thjesht ekonomike, thashethemet se do të ketë 7 mld dollarë për Serbinë dhe 10 mld dollarë për Kosovën janë të vërteta apo jo? Të gjitha çfarë thuhen në portale të ndryshme i konsideroj si çështje konspirative apo fantazi të personave të veçantë që ta çorientojnë diskutimin dhe opinioni të mos merret me thelbin e çështjes pse nuk ka transparencë në këtë dialog.

Sido që të shkojnë diskutimet, analisti vlerëson se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në pozitën më të favorshme politike për ta lëshuar njëherë e mirë Kosovën.

“Vuçiç e ka të gjithë pushtetin që të lëshojë Kosovën nëse do të ishte në vullnetin e tij politik. Për herë të parë pas Luftës së Kosovës në Serbi një koalicion fiton mbi 2/3 e votave që i lejon të bëjnë ndryshime kushtetuese, të heqin Kosovën nga preambula si pjesë e Serbisë dhe të njohin shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ekziston një shumicë relative që janë kundër ndarjes së Kosovës nga Serbia por një % e madhe e tyre nuk janë të gatshëm të luftojnë për Kosovën. Në anketime janë një % e papërfillshme. Vuçiç i ka të gjitha fuqitë ti thotë po një marrëveshje që rezulton me njohjen e Kosovës dhe stabilizimin e marrëdhënieve në gjithë rajonin, hapjen rrugë edhe të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Bosnje Hercegovinës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here