Kthjellime e vranësira, ja si parashikohet moti për sot

0
37

Vendi ynë do të vijojë të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Kjo do të rrezikojë reshje të izoluara dëbore vetëm në skajin verior të Shqipërisë. Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, por më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Po ashtu; do të shtohet ndjeshëm lagështira relative në ajër në shumë qytete të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale në Ersekë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi verilindor. Për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here