Dhori: Miliona për koncesione, por asgjë për diagnostikimin e sëmundjeve që vrasin gruan!

0
45

Si mjeke, si grua dhe si nënë, apeloj fort që të gjithë bashkë ta kthejmë gruan në qendër të vëmendjes”, bëri thirrje sot deputetja e PD, Ilda Dhori, e cila shfrytëzoi Ditën e Grave, 8 Marsin, për ta vënë në epiqendër këtë problem të grave shqiptare.

“Sot është 8 Marsi, më shumë se një ditë feste, do duhet të jetë një dite reflektimi, për familjen shqiptare, për gruan shqiptare, – nënvizoi Dhori në një deklaratë. – Si mjeke, përkundër një urimi për të gjitha gratë e vajzat, dua të drejtoj një thirrje për instancat shtetërore për politika konkrete që të kenë në fokus gruan.

Sot, shqiptarët paguajnë për shëndetësinë më shumë se kushdo në Evropë. Dhe këtu më shumë se gjithkush preken nënat dhe motrat tona.

Nuk e thotë opozita, por e thonë të dhënat nga institucionet ndërkombëtare. E thotë OBSH: “Shqiptarët renditen të parët në rajon për pagesat nga xhepi me rreth 60% “.

Shëndetësia falas nuk ekziston, shëndeti i kushton çdo ditë shtrenjtë familjeve shqiptare; Pse paguajmë sigurime, kur shumë nga shërbimet shëndetësore nuk ofrohen ne sektorin shtetëror, kur medikamentet e nevojshme nuk rimbursohen?

Qeveria flet për rritje të buxhetit, por në të vërtetë ato para nuk shkojnë si shërbime për qytetaret, por si shpërblim për oligarkët.

Në spitale mungojnë çdo ditë medikamente, rimbursimi është i cunguar e i pamjaftueshëm, ka mungesë vëmendje e fokusi për gratë e vajzat, të cilat janë të prekura nga sëmundje si kanceri i gjirit apo qafës së mitrës.

Një muaj në vit nuk mjafton, çdo ditë e vitit duhet ta ketë fokusin tek shëndeti i gruas;
Është e paimagjinueshme, kriminale ku nga njëra ane jepen miliarda për koncesione korruptive e nga ana tjetër mungon shërbimi ne onkologjik.

Kimioterapia ofrohet me 1000 probleme, me mungesa medikamentesh thelbësore;

Kanceri i qafës së mitrës që prek vajzat dhe gratë sot është shkaktari i dytë më i shpeshtë i sëmundjeve në grupmoshat e reja(15-45 vjeç), dhe asnjë fushatë ndërgjegjësimi apo depistimi për të!

Miliona për koncesione, asnjë iniciativë për diagnostikim të hershëm të sëmundjeve që vrasin çdo ditë gruan;

Prandaj 8 Marsi do duhet të jetë një dite reflektimi. Shëndeti i grave të jete prioritet. Të ketë mbështetje reale! Si mjeke, si grua dhe si nënë, apeloj fort që të gjithë bashkë ta kthejmë gruan në qendër të vëmendjes. Gëzuar 8 Marsin për çdo grua dhe nënë shqiptare!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here