Bushati: Gjyqtarja Gjoka, kasape politike dhe lëngaraqe falsifikatore

0
150

Analisti, Andi Bushati, ka folur mbrwmjen e sotme në lidhje me arrestimin në Greqi të kryetares së GJKKO-së me tre mbiemra, Irena Gjoka-Maneku (Shpata).

I ftuar nw Syri Tv, Bushati ndalur edhe njëherë tjetër te dosja ‘Beleri’, duke e quajtur një dosje të denjë për KGB-në e kohës së Xherxhinskit, me një manipulim të ndyrë policor nga ana e SPAK.

Gjithashtu Bushati theskoi se vërtetimi i arrestimit të gjyqtares Irena Gjoka në Greqi, e kthjellon analistin se përse këta janë sjellë si kasap politik.

Bushati: Është i vërtetë, origjinal dokumenti apo jo, ka pak fare rëndësi. Batoni na bëri sfidë të madhe, tha nqs dokumenti është i falsifikuar unë asaj zonjës i kërkoi falje. Unë asaj zonje nuk i kërkoi falje fare fare. Para se ti kërkosh falje asaj, duhet të marrësh mundimin që të lexosh dosjen e procesit ‘Beleri’. Unë e kam bërë dhe e kam bërë për të kuptuar këtë drejtësinë e re dhe jo siç thonë ca që ka që i paguan Greqia, kam dashur të kuptoj si funksionon drejtësia e vendit tim.

E kam thënë se si SPAK ka validuar një dosje të denjë për KGB-në e kohës së Xherxhinskit, nëse ka manipulim të ndyrë policor është dosja ‘Beleri’. Deri këtu jemi te SPAK.

Kam parë se çfarë ka bërë edhe gjykata në këtë proces, turpe të paimagjinueshme, e ka vënë të akuzuar në pozita të pabarabarta para ligjit.

Beleri ka kërkuar dëshmitar, si i akuzuar dhe gjykata nuk pranon të thërrasi dëshmitarin që i duhet mbrojtjes.

Nuk ka asnjë video ku të duket shkëmbim parash në këmbi votash. Prokuroria ka dorëzuar vetëm një fotografi, Beleri ka nxjerrë dëshmitarin që thotë nuk është ai që ka marrë paratë është filani, është filani jam unë në këtë fotografi. Kërkon mbrojta ma sillni këtë deponon që ta ballafaqoi, gjykata nuk e pranon.

Doli në procesin Beleri që ai që e futi në kurth Belerin është paguar nga policia. Kur është paguar si është paguar, mbrojtja thotë na sillni dokumentin, pasi shteti, taksapaguesi shqiptar e ka paguar këtë njeri, na sillni dokumentin, gjykata rrëzon kërkesën për të sjellë dokumentin.

Këta gjykatës përveç SPAK, GJKKKK… se shumë K-ëra i shkojnë për shtat, kjo GJKKKK…çdo kërkesë të mbrojtjes e rrëzon.

Mua sot nqs ky dokument është i vërtetë, më sqaron dhe më kthjellon mua thjesht përse këta janë sjellë si kasap, por unë falje këtyre nuk i kërkoj kurrë.

Se faktin që këta janë sjellë si kasap në një proces politik unë tani e kam mendjen. Përveç se kasap politik, këta qenkan edhe lëngaraq që falsifikokan dokumenta dhe kalokan kufijtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here