Mjeku Kalo: Bëra detyrën time si qytetar, për të ardhmen e vendit tim!

0
112

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se ka votuar ditën e sotme. Kalo shton se pas votimit është nisur për në punë, pasi beteja me armikun e padukshëm, Covid-19, ende nuk e kemi fituar.

“Kohë kovidiane…. 25.04.2021 … i vetëndërgjegjshëm dhe i plotëshpresë unë Dr. Tritan Kalo, e kreva detyrën time qytetare si një qenie shoqërore i plotëpërgjegjshëm për Ardhmërinë e Vendit tim, të Popullit e të Kombit tim, porsa VOTOVA …

Si Profesionist tashmë jam udhës për në QSUT, sepse betejën me armikun e padukshëm, “flamën mbarëbotërore” të Sars- Cov2/Covid-19 ende nuk e kemi fituar…. KURRË mos e ulni besimin në Përkushtimin, Punën, Profesionalizmin dhe Përkujdesin tonë…. Ditë më të djellta na presin…. Together forever!!!”, shkruan mjeku i njohur bashkëngjitur me fotot ku tregon se ka votuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here