Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka publikuar raportin përfundimtar të monitorimit të zgjedhjeve lokale, 14 Maj 2023.
KShH ka publikuar një sondazh që reflekton të dhënat nga intervistat e realizuara, me një kampion prej 1087 zgjedhësish, në Bashkitë: Malësi e Madhe, Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Pogradec, Vlorë dhe Gjirokastër.
Sipas sondazhit ka patur influenca të jashtme dhe ndërhyrje në mënyrë të padrejtë të shteteve të huaja në proceset zgjedhore në Shqipëri, janë Rusia (25.38%), Turqia (19.13%), Kina (10.86%), Irani (10.39%), të kritikuara në arenën ndërkombëtare si shtete me regjime diktatoriale ose autokrate.
Në raportin e publikuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit janë identifikuar problematika si shitblerja e votës, shpërdorimi i aseteve publike dhe financimet e dyshimta të subjekteve zgjedhore për fushatën zgjedhore.
Duke u ndalur te financimet e dyshimta të subjekteve zgjedhore për fushatën zgjedhore, shohim se kemi ndërhyrje nga krimi dhe korrupsioni.
Sipas sondazhit të anketuarit u shprehën se kanë dijeni rreth financimeve të paligjshme apo të dyshimta.
82% e tyre u shprehën se burimi kryesor i financimeve të paligjshme vjen si rezultat i korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndjekur nga 9.89% që rendisin bizneset si financues dhe një numër i ulët zgjedhësish afro 7% mendojnë se Rusia mund të financojë subjekte zgjedhore të caktuara, për të ndikuar në zgjedhje