Gratë e LDG ‘demaskojnë’ takimin e Bashës: Nuk i kemi parë kurrë në forume ato zonja

0
147

Dhjetëra të rinj dhe zonja anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas, e pritën me protesta dhe vezë deputetin Lulzim Basha, i cili do të zhvillonte një takim me disa gra e vajza pranë Televizionit Shqiptar. 

Të rinjtë dhe gratë demokrate i kërkuan Lulzim Bashës të largohet nga takimi, pasi sipas tyre ai nuk përfaqëson më demokratët. Të rinjtë u shprehën se për të bërë kryeministër Lulzim Bashën kanë bërë burg, në protestat e zhvilluara nga opozita gjatë ktyre viteve.

Ndërsa përfaqësueset e Lidhjes Demokratike të Gruas deklaruan se gratë që ndodhen në takim me Lulzim Bashën nuk janë anëtare të forumit dhe as kanë kontribute në PD.

“Janë disa zonja që nuk i kemi parë asnjëherë. Nuk janë anëtare të LDG, as ka qenë ndonjëherë aktiviste, as kanë kontribuar. Gjithmonë na kanë hubur vota të PD. Ne nuk ia falim dhunën Lulzim Bashës në 8 janar. Këto zonja të nderuara këtu kanë ngrënë gaz, dhunë fizike, duke kaluar hekurat e zotit Basha nga tmerri që shkaktoi gazi i hedhur nga policia e bërë njësh me zotin Basha. Zoti Basha është i bërë njësh me Edi Ramën. Zoti Basha e ka shtëpinë në ‘Long Hill'”, tha një nga anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas.

“Zonjat që janë brenda, janë pa kontribut në LDG, janë të ftuara sot në këtë takim. Ne nuk i njohim, nuk kanë qenë në asnjë fushatë. Këto zonja që ju shihni këtu kanë qenë mbeshtetëse të zotit Basha për 8 vjet, në çdo fushatë, dhe prej tiuj kanë marrë fjalët më të mira. Por zoti Basha e humbi mbështetjen tonë në 8 janar sepse na helmoi. Zoti Basha është marrë peng dhe ne ia kemi hequr mbështetjen. Turpi e mbuloftë për atë që bëri ndaj grave“, shtoi një tjetër përfaqësuese e LDG.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here