Sekreti i jetgjatësisë është kafeja, zbulohet lënda e veçantë

0
151

kafejaZbulohet se jetëgjatësia mund të vijë si pasojë e zierjes së kafesë së veçantë greke. Ishulli grek i Ikarisë u bë i njohur fillimisht nga një artikull i publikuar në revistën “The Neë York Times”, që i quante banorët e ishullit “njerëzit që harrojnë të vdesin”. Një për qind e banorëve të Ikarisë jetojnë të shëndetshëm deri në moshën 90-vjeçare, krahasuar me europianët ku shifra është 0.1 për qind. Artikulli shënonte një numër të shumtë arsyesh përse Ikarianët jetojnë aq gjatë: mungesa e ndotjes, dietat me fruta dhe perime, përdorimi i verës dhe përgatitja e kafesë me një mënyrë të veçantë të zierjes. Përgjithësisht konsumimi i kafesë ka qenë i lidhur me një numër të mirash shëndetësore, duke përfshirë këtu mbrojtjen kundër dy llojesh diabeti, sëmundjes së Parkinsonit dhe mëlçisë. Kërkuesit e Universitetit të Athinës të udhëhequr nga Dr. Gerasimos Siasos zbuluan se ikarianët zakonisht e konsumonin kafenë të zier, gjë që mund të jetë e lidhur në mënyrë specifike me jetëgjatësinë e tyre. Kjo mënyrë e zierjes së një kafeje të veçantë greke, e cila ishte e pasur me polifenol, antioksidant dhe që përmbante një sasi caktuar kafeine, duket se ka pasoja më shumë pozitive për shëndetin krahasuar me kafetë e tjera.

Rezultatet

Nga një grup prej 673 ikarianësh, 65 prej të cilëve jetonin në ishull, kërkuesit zgjodhën rastësisht 71 burra dhe 71 gra. Tek këta krahasuan funksionet e indit të tyre epitelial dhe lidhjen me konsumimin e kafesë. Indi epitelial është shtresë qelizore, që mbështjell enët e gjakut dhe që me kalimin e kohës dhe sipas mënyrës së jetesës prishet, duke shkaktuar sëmundje kardiovaskulare. Rezultatet e studimit u publikuan më 18 mars në revistën “Vascular Medicine”, duke vërtetuar se subjektet që kishin përdorur një sasi të caktuar të kafesë së zier greke, kishin funksionim më të mirë të indit epitelial, sesa ata që e kishin përdorur kafenë në forma të tjera. Konsumimi i kafesë së zier greke kishte lidhje me përmirësimin e funksioneve të indit epitelial edhe te personat me presion të lartë gjaku. “Studimi i ri bën një lidhje të re midis zakoneve të ushqyerjes dhe shëndetit kardiovaskular. Duke pasur parasysh shtrirjen botërore të kafesë dhe efekteve të saj të ndryshme jemi të lumtur, -shprehet dr. Siasos, që zbuluam një fakt i cili mund të ndikojë në mbarë opinionin publik”. Megjithatë, është e nevojshme kryerja e studimeve të tjera për të dokumentuar në mënyrë të saktë, sesi mekanizmi i përdorimit të kafesë mund të ndikojë mbi sëmundjet kardiovaskulare. Dr. Rob van Dam, një asistent profesor i ushqimit në Universitetin e Harvardit, këshillon që rezultatet e këtij studimi të mos merren për të mirëqena nga konsumuesit e kafesë, pasi ka ende studime që do ta provonin plotësisht hipotezën. “Është shumë shpejt për të bërë receta përdorimi të kafesë, – shprehet ai, pasi ky është veç një studim i vogël, mangësitë e të cilit nuk janë llogaritur”. Dr. Rob van Dam vazhdon me hipotezat e tij, duke thënë se pjesëmarrësit e studimit mund të jenë edhe përdorues të aspekteve të tjera të shëndetshme, përveç përdorimit të kafesë së zier në mënyrë të veçantë. Asistent profesori i Harvardit gjithashtu nënvijëzon se kafeja përmban kafesol, një stimulues i nivelit të kolesterolit dhe për këtë arsye, personat që kanë nivel të lartë të kolesterolit nuk duhet të përdorin kafe të zier. “Kur kafeja zihet me një letër filtri, atëherë kafesoli diferencohet. Mënyra e zierjes me filtër të kafesë që përmban sasi të lartë kafesoli, është e përdorshme edhe në vendet skandinave, Francë apo Turqi. Për këtë arsye, konsumuesve të kafesë së zier që duan të shmangin nivelin e lartë të kolesterolit, u këshillohet që ta filtrojnë më parë kafenë e tyre. Një tjetër studiues shprehet se rezultatet e kërkimit të mësipërm duhet të përfshijnë edhe sasinë e sheqerit që i shtohet çdo kafeje, por nga ana tjetër, dihet se sheqeri nuk ka efekte shumë pozitive për shëndetin. Kafeja për të cilën studimi bën fjalë është kafeja e bluar shumë mirë dhe e zier me ujë të ngrohtë. Kjo metodë e konsumimit të kafesë vjen nga Etiopia, që është edhe vendi i lindjes së kafesë.

 

Vrima e zezë që rrotullohet me shpejtësinë e dritës

Një ekip shkencëtarësh nga Qendra e Astrofizikës në Harvard-Smithsonian të SHBA-ve dhe të Observatorit Arcetri në Firence, përdorën observatorët hapësinorë të NuSTAR dhe të XMM-Neëton X-ray për të studiuar vrimat e zeza që ndodhen në qendër të galaktikës spirale NGC 1365. Vetëm dy parametra përcaktojnë një vrimë të zezë, masa dhe rrotullimi i saj. Siç dhe pohojnë specialistët, nëse dikush i njeh këto dy parametra, di gjithçka për një vrimë të zezë. Madje, të dhënat rreth rrotullimit të një vrime të zezë janë më të rëndësishme nga ato të masës së saj. Kjo për faktin se të dhënat e rrotullimit mund të zbulojnë fakte për të shkuarën e galaktikën në të cilën ndodhet vrima e zezë. “Rrotullimi i një vrime të zezë, përbën një lloj memorie, një arshivë të historisë së gjithë galaktikës në të cilën ndodhet”, referon Rizalti. Vrima e zezë NFC 1365 ka masë miliona herë më të madhe se ajo e diellit tonë. Nuk lindi kaq e madhe, pasi siç duket me kalimin e kohës “gëlltiti” shumë yje dhe materie kozmike të pallogaritshme (gazra, pluhur), ndërsa studiuesit konsiderojnë se ekzistuan dhe bashkime të disa vrimave të tjera të zeza me njëra-tjetrën, që të arrij në madhësinë e sotme gjigande.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency