Arbër Çekaj paraqet rrezikshmëri, GJKKO e kyç për një vit në 41 bis

0
119

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Arbër Çekajt për të dalë nga regjimi i izolimit 41-Bis.

Sipas GJKKO, Çekaj paraqet rrezikshmëri dhe do të duhet të vazhdojë të qëndrojë në izolim.

Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kilogram kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Në gusht ai së bashku me Fatmir Pjetrin tentuan që të arratiseshin nga burgu 313, por u kapën në momentin e fundit.

Në lidhje me këtë ngjarje, prokuroria nisi një hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre” për gjashtë punonjës policie të burgjeve, të cilët sipas saj nuk kanë mundur të gjejnë litarin dhe çengelin e përdorur nga Fatmir Pjetri në tentativën për t’u arratisur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here