KONFIRMOHET/ Dy viktima në Korçë, Policia del me njoftim zyrtar, si ndodhi ngjarja

0
130

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen në Korçë, ku u vranë dy persona.

Njëri prej viktimave është identifikuar si shtetasi Emiljano Pine.

Ky i fundit është qëlluar me armë nga një person tjetër, i cili më pas ka vrarë veten.

Autori është ende i paidentifikuar ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaëeve të kësaj vrasjeje.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Detaje nga Korça/ Autori qëlloi me armë një person, më pas vrau veten

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here