Taulant Muka: Shqipëria, ndër 10 vendet me largimin më të madh të trurit në botë

0
38

Shkencëtari Taulant Muka, në emisionin “Bilardo në MCN”, teksa foli për faktin se në çfarë përmasa gjendet sot universiteti shqiptar, tha se ai ka marrë goditje sa i takon shkencës dhe intelektualizmit.

Sipas një studimi që i referohet Muka, Shqipëria është ndër 10 vendet me largimin më të madh të trurit në botë.

Për të gjitha denoncimet për plagjiaturë që kam bërë, për momentin nuk është bërë asgjë.

Këtë vit, si shoqëri kemi pasur goditje të rënda sa i përket universitetit ose shkencës dhe intelektualizmit në Shqipëri.

Kemi pasur studimet që thonë që Shqipëria është ndër dhjetë vendet me largimin më të madh të trurit në botë, më i madhi në Evropë. Kemi pasur studime që tregojnë se Shqipëria është e fundit sa i përket produktit shkencor, është me rënien më të madhe sa i përket nivelit parauniversitar.

Kemi pasur një studim që tregonte se shqiptarët me shumë pëlqejnë një fallxhore sesa ndjekin një shkencat e dijetar, në sensin që ka rënë besimi te njerëzit e dijes dhe të punës. Dhe të gjitha këto tregojnë për gjendjen mjerane të intelektualizmit në Shqipëri dhe të arsimit dhe shkencës të cilët bazohen shoqëritë moderne sot”, tha Muka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here