Drafti final i reformës në drejtësi/ Kryeministri emëron vëzhguesit ndërkombëtar të nonitorimit

0
126

 

Edi-Rama-duke-folur1-1024x718Në draftin final të ekspertëve të lartë të Reformës në Drejtësi i cili është bërë publik ditën e djeshme parashikohet ngritja e një misioni Ndërkombëtar të Monitorimit që do të jetë përgjegjës për sigurimin e transparencës, sigurisë juridike dhe garancive për të mos lejuar abuzimet gjatë procesit të përkohshëm të vlerësimit.

Sipas këtij drafti vëzhguesi ndërkombëtar është jurist i huaj me eksperiencë, i cili përmbush kriteret për të qenë gjyqtar në vendin e tij dhe do të jetë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare ose marrëdhënieve diplomatike emëron Vëzhguesit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ja çfarë parashikohet

Neni B

Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit

1 Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit është përgjegjës për sigurimin e transparencës, sigurisë juridike dhe garancive për të mos lejuar abuzimet gjatë procesit të përkohshëm të vlerësimit.

  1. Organizimi dhe funksionimi i Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit rregullohet sipas marrëveshjeve ndërkombëtare në fuqi. Kompetencat e Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit rregullohen nga ky aneks dhe nga ligji.69
  2. Vëzhguesi ndërkombëtar është jurist i huaj me eksperiencë, i cili përmbush kriteret për të qenë gjyqtar në vendin e tij.70 Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare ose marrëdhënieve diplomatike emëron Vëzhguesit Ndërkombëtar të Monitorimit. Mandati i vëzhguesit ndërkombëtar mbaron për shkelje të rënda, bazuar në kërkesën e Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
  3. Vëzhguesit ndërkombëtarë ushtrojnë këto kompetenca:
    a) marrin menjëherë informacion për persona dhe dokumente të caktuara, me qëllim monitorimin e procesit të emërimit të an[tar[ve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit;
  4. b) marrin menjëherë informacion për persona dhe dokumente të domosdoshme për monitorimin e procesit të vlerësimit të kualifikimit të të gjitha niveleve dhe në çdo fazë të tij;
  5. c) paraqesin gjetje dhe mendime mbi çështje që shqyrtohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe nga Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit. Lidhur me këto gjetje, vëzhguesit ndërkombëtarë mund të kërkojnë që Komisioni të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, sipas ligjit.73

ç) kërkojnë që çështja të dërgohet menjëherë për shqyrtim nga një trupë tjetër gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit, në rastet kur ka prova dhe fakte të mjaftueshme dhe të besueshme që një vendim i një trupe gjyqësore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose i Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit është haptazi i pabazuar në fakte, prova ose në ligj, apo është marrë si pasojë e një ndikimi të papërshtatshëm

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency