“E varrosa në kasolle…”/ Zbardhet DËSHMIA e vajzës që vrau babanë e saj në Durrës, dyshohet për bashkëpunëtorë

0
116

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e redne që u raportua në Durrës mëngjesin e kësaj të premte, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta ka vrarë babanë e saj Pëllumb Meta 50-vjeç.

50-vjeçari ishte denoncuar i zhdukur 10 ditë më parë nga familjarët. Pas kallëzimit për zhdukjen e tij, policia ka nisur hetimet dhe kanë zbuluar se Pëllumb Meta është vrarë dhe varrosur në një kallose pranë shtëpisë.

Dinamika

Familja përbëhej nga 5 pjesëtar, 3 fëmijët (2 djem dhe vajza) dhe 50 vjeçari dhe gruaja e tij. Jetonin në fshatin Shënavlash.

Një nga djemtë ka bërë denoncim se babai ka humbur dhe policia ka nisur hetimet dhe kontrollet dhe kanë gjetur fillimisht makinën e të ndjerit të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia që ishte shumë larg nga banesa e tij. Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë familjes dhe ajo që ka treguar ngjarjen ka qenë vajza 19-vjeçare e cila pasi është marrë disa herë në pyetje ka treguar se ajo ka vrarë babanë e saj sepse donte ta fejonte pa dëshirë dhe kishin pasur konflikte edhe më parë.

Sipas dëshmisë së saj ajo ka deklaruar se e ka vrarë babanë pranë banesës në kasolle me një pistoletë për të cilën ajo pretendon se e mbante i ati pasi ky i fundit punonte si roje nate. E bija në dëshmi deklaron se pasi e ka vrarë me armë zjarri e ka varrosur të atin po në kasolle. Është bërë zhvarrosja e trupit të 50-vjeçarit dhe nga kqyrja paraprake është vërejtur që e kishin lidhur me litar para se ta varrosnin.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen sepse dyshon se mund të ketë edhe bashkëpunëtorë.

 

Vajza pranoi se vr*u babanë/ Arrestohet i vëllai që bëri denoncimin e zhdukjes!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here