Vajza pranoi se vr*u babanë/ Arrestohet i vëllai që bëri denoncimin e zhdukjes!

0
120

Policia e Durrësit njoftoi sot pasdite arrestimin e Hysen Matës, 25 vjeçarit i cili bëri denoncimin për zhdukjen e të atit 10 ditë më parë.
Krim i rëndë në familje u shënua në Durrës. Sot paradite ishte arrestuar e motra e tij, Hygerta Meta, studente e Gjuhëve të Huaja në Tiranë pasi kishte marrë përsipër vrasjen me armë zjarri të atin në kasollen e lopës dhe më pas trupi i tij u varros në oborrin e banesës në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Krimi i rëndë, i cili u zbulua sot (23 shkurt ), sipas policisë mendohet se ka ndodhur ditë më parë, ndërsa trupi i 50-vjeçarit, Pëllumb Meta u gjet sot i varrosur në oborr, rreth 70 metra larg banesës.

Gjithçka nisi dhjetë ditë më parë, më 13 shkurt ora 22:30 kur djali i tij Hysen Meta bëri denoncimin në polici për zhdukjen e të atit. Menjëherë më pas u vu në lëvizje Sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit për të zbardhur krimin e rëndë. Mendohet se vrasja është kryer tre ditë para denoncimit, pra 10 shkurt.

 

Zbardhet dëshmia e Hygerta Metës: Nuk pendohem që e vrava

 

Vr*u babanë me katër plumba, gjendet arma e krimit në Durrës

 

Vrasja në Durrës, misteret që fshihen pas krimit të rëndë, 5 pyetjet që ende s’kanë përgjigje

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here