360 lekë në ditë për ushqim, inflacioni gërryen të ardhurat e të moshuarve në azile

0
99

Spiralja e krizës së çmimeve që vijon, por gërryen ato pak të ardhura të shtresave më të brishta të shoqërisë, pa kursyer edhe të moshuarit në azile. Që prej vitit 2018 atyre iu është përcaktuar një kuotë ditore për t’u ushqyer në vlerën e 360 lekëve apo 10 mijë e 800 lekë në muaj. Por sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkak të mos-indeksimit me ato para ata po arrijnë të blejnë më pak produkte.

“Si pasojë e mos-indeksimit të pagesave, jetesa e tyre është më e vështirë, duke mos arritur të përmbushin nevojat e tyre minimale. Patjetër që do të duhej të kishte ndryshuar shuma në dispozicion”, thotë sociologia Entela Binjaku.

Sipas raporti të titulluar “Kujdesi ndaj të moshuarve” kapacitetet aktuale akomoduese janë të pa mjaftueshme. Bazuar edhe te parashikimet e Institutit të Statistikave mbi ecurinë e demografikë KLSH nxjerr në pah nevojën emergjente për ndërtimin e azileve të reja.

“Është ajo që kemi thënë: nuk do kemi më nevojë për çerdhe e kopshte, por për azile. Kjo është realisht e frikshme dhe gjasat janë që të ndodhë shpejt”, shprehet sociologia Binjaku.

Një tjetër shqetësim që KLSH ngre lidhet me tarifën 40 për qind të pensionit që i moshuari duhet të paguajë për të qëndruar në azil. Sipas KLSH, ky kusht për një pjese të të moshuarve që nuk kanë të ardhura, krijon pabarazi dhe diskriminim.

“Shërbimi do të duhej të mërej falas. Ata kanë dhënë kontributin  tyre në shoqëri dhe tani duhet të marrin diçka mbrapsht”, thekson Binjaku.

Një në gjashtë shqiptarë është aktualisht i moshuar. Në raport me numrin e popullsisë rezidente e cila përllogaritet në pak më shumë se 2.7 milionë banorë, personat mbi 65 vjeç zënë 46.5 për qind të totalit. Një pjesë e tyre, kryesisht pa pasardhës apo të afërm të tjerë jetojnë në Institucionet Rezidenciale për të Moshuar, njohur ndryshe si azile.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here