Protesta e opozitës, Bushati: Berisha, e vetmja alternativë përballë këtij regjimi

0
170

Analisti Andi Bushati komentoi protestën e djeshme të opozitës, të cilën e sheh me pjesëmarrjen më të madhe që pas zgjedhjeve të fundit.

Që pas zgjedhjeve të fundit në pjesëmarrje kjo është protesta më e madhe e opozitës. Varet si do e shohësh, gjysmë gote bosh, a gjysmë gote plot.

Nëse do e masim në raport sa do e trondisë regjimin e Ramës, nuk ka dhënë ndonjë efekt të madh.

Se militantët e PD e kanë mbështetur erën e PD, mund të quhet sukses”, tha Bushati në MCN.

Ai deklaroi se kjo nuk ishte një protestë për bashkimin e Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit, por se ajo është një protestë e berishizmit.

Pavarësisht se mua mund të mos më pëlqejë, apo dikujt tjetër i duket absurde që edhe pas 30 vitesh një pjesë e elektoratin shqiptar e do Berishën, fakt është që një pjesë e madhe e atyre janë mbështetës të Berishës, një i burgosur politik.

Ajo është protestë e berishistëve, për fat të keq, duam apo s’duam ne Berisha dhe berishistët janë e vetmja alternativë përballë këtij regjimi.

Nuk e di nëse protestat nëse bëhen një herë në muaj do kenë aq pjesëmarrje sa e djeshmja, nuk besoj se opozita është aq e lirë sa të protestojë aq masivisht dhe paqësisht.

E vërteta nuk është se kjo është një protestë që mund ta trondisë regjimin e Ramës.

Shoqëria jonë nuk është në pikën ku Rama mund të rrëzohet me protestë.

Por regjimi i Ramës do ta asfiksojë dhe asgjësojë opozitën.

Protestat janë për mbijetesë, kundër një pushteti që do ta asgjësojë opozitën”, tha analisti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here