Prokuroria dhe policia e Elbasanit, kanë bllokuar një sasi të madhe armësh në zonën e Prenjasit, të cilat ishin transportuar nga shteti Maqedonas në vendin tonë. Armët i përkasin llojit “Mini bloë” dhe se janë blerë në Kosovë. Prej këtij shteti, personat e arrestuar kanë mundur ti fusin në teritorin Maqedonas dhe më pas në atë Shqiptar, ku do i shisnin për rreth 5 mijë euro. Operacioni është kryer në afërsi të qytetit të Prrenjasit, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre personat që udhëtonin në makinë. Sipas policisë janë arrestuar nën akuzën e armëmbajtjes pa leje shtetasit Paqësor Gorellari si edhe vllezërit Nertil e Jugert Jaçe. Tre persona kanë rënë në pranga e policisë pasi në makinën e tyre u gjet një arsenal armësh. Në orët e para të mëngjesit pas kontrollit të ushtruar në makinën tip benz me targe PG 6311 B, policia ka gjetur dhe sekuestruar 12 pistoleta, 1 pushkë si edhe 500 copë fishekë pistolete. Pas arrestimit, autorët kanë treguar se armët janë sportive dhe jo luftarake, por për këtë prokuroria ka kërkuar ekspertimin balistik të tyre.