Gjykata e Lartë nuk lejon ekstradimin e kinezit të arrestuar për mashtrimin me vlerë 140 mln euro

0
124

Gjykata e Lartë ka vendosur të mos lejojë ekstradimin në drejtim të Kinës, shtetasin kinez të arrestuar vitin e kaluar në aeroportin e Rinasit.

Liangbin Chen, nuk do ektradohet në Kinë, vend në të cilin kërkohet dhe akuzohet në mungesë për mashtrim me bastet online me vlerë 140 milion euro.

Vendimi për rrëzimin e ekstradimit është marë nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, të cilët ndaluan transferimin e kinezit nga Shqipëria në Kinë.

Chen qëndronte në arrest shtëpie në zonën e Farkës, ndërsa tashmë kjo masë sigurie ka rënë dhe ai është i lirë të lëvizë në Tiranë dhe jo vetëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here