Legalizuan pallatin në kundërshtim me ligjin, pezullohet kreu i Kadastrës së Lezhës dhe një zyrtar tjetër

0
117

Është pezulluar nga detyra Drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Gentian Malotaj, dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku.

Ata janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Dy zyrtarët, Malotaj dhe Shabaku, kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunes në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.

Pak ditë më parë u pezulluan edhe 11 punonjës të tjerë për akuzën e moszbatimit të një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here