Shkelën Kodin Zgjedhor/ KAS gjobit Margaritin, Veliajn dhe drejtoreshën e Operas

0
307

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanskioneve (KAS) ka vendosur gjobë për ministren e Kulturës Elva Margariti, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe drejtoreshën e Operas, Abigeila Vushtina.

Të tre titullarët akuzohen nga Organizata Drejtësi Sociale për shkelje të kodit zgjedhor, gjatë fushatës së 14 majit.

“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën nr. nr. 35, datë 02.11.2023, me objekt, “Kërkesë për vendosje sanksioni administrativ në zbatim të vendimit nr. 812, datë 20.10.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ndaj zj. Zerina Bruci, person përgjegjës për Ministrinë e Kulturës, në vlerën 3 000 (tre mijë) lekë”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS rrëzoi kërkesën e Komisionerit dhe pranoi pjesërisht kërkesat e palës së interesuar Organizata “Drejtësia Sociale”.

KAS vendosi sanksion administrativ:

Gjobë në masën 155 000 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë) lekë ndaj z. Erion Veliaj

Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Elva Margariti;

Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Abigeila Vushtina”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here