Berisha: Do vijojmë betejën në Kuvend! Deputetët të gatshëm që nesër për grevë!

0
219

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita unanimisht ka vendosur për të vazhduar betejën në Kuvend. Ai tha se Rama, sot është në luftë me Kushtetutën, pasi është i bindur se Komisionet Hetimore do i nxjerrin të palarat e qeverisë së tij.

Një mbledhje e zgjatur e grupit parlamentar dhe një vendosmëri e plotë dhe totale e vazhdimit të betejës pa kthim gjer në rivendosjen e plot të të drejtave kushtetuese të deputetëve opozitar në Kuvend. Rama bën luftë me Kushtetutën, me popullin opozitar, shkelmon të drejtat e popullit opozitar, i tmerruar nga abuzimet e pushtetit e di se Komisionet Hetimore do i nxjerrin të gjitha të palarat, dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin”, tha Berisha.

Ai foli edhe për grevën e urisë, duke thënë se deputetët janë të gatshëm, mirëpo kjo nuk është ende në planet e afërta të opozitës.

“Që nesër janë të gatshëm, por greva e urisë dhe cdo akt tjetër do merret në kohën e duhur”, shtoi ai.

Përtej betejës së tyre në Kuvend, mazhoranca ka kaluar ligjet në mbledhjet e Komisioneve online. Për këtë, Berisha e ka një përgjigje.

“Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit nuk do të njihen nga opozita. E patë si kaluan në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje komisionet dhe të futur pas karrigeve. Kushtetuta e ndalon përveç se në gjendje të jashtëzakonshme. Nëse ngushëllon veten Edi Rama dhe e quan këtë si të ligjshme, le ta ngushëllojë”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here