Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërrin në Tiranë

0
82

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken është pritur në Rinas nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Sekretari Amerikan i Shtetit do të zhvillojë takim me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Në axhendën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, është njoftuar edhe një takim me afganët që u vendosën në Shqipëri pas luftës në Afganistan. Ata janë ende në pritje të një vize për t’u zhvendosur drejt SHBA-ve.

Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here