Gjykata e Lartë shkel ligjin për afatet e çështjeve administrative

0
148
Vonesa nga një deri në një 10 vite për marrjen e një vendimi drejtësie në kolegjin administrativ në Gjykatën e Lartë, u prezantuan këtë të premte nga qendra për çështjet e informimit publik. Sipas kreut të kësaj qendre Gerti Shella, sistemi i drejtësisë është cënuar pasi vetë gjykatat administrative u krijuan për të dhënë një drejtësi brenda afateve por në studimin e çështjeve 2015-2016 rezulton se ka tejkalime që shkojnë deri në shekuj pritje.

“Për çështje që Gjykata e Lartë vendimoi në vitin 2010 janë konsumuar përtej këtij afati, 16 shekuj kohë e konsumuar për subjektet që bënë rekurs në Gjykatën e Lartë përtje afatit ligjor që ligji u garanton atyre”, është shprehur Shella.

Vetë Gjykata e Lartë e ka pranuar disa herë se në arkivin e saj të sekretarisë ku pranohen rekurse janë mbi 19 mijë dosje që presin për tu shqyrtuar. Por kjo gjykatë aktualisht funksionon vetëm me gjysmën e anëtarëve pasi nga 19 që duhet të jenë ushtrojnë detyrën vetëm 10. Një tjetër shqetësim i faktuar në studimin e InfoCip është dhe afati i dorëzimit të vendimeve të arsyetuara.

“Vendimi është marrë, gjyqtarët për një motiv nuk janë ulur të bëjnë arsyetimin e vendimit dhe dosja është vonuar për tu disponuar përmes sekretarisë dhe për tu kthyer në gjykatat ku ajo ka origjinuar dhe ka ardhur si rekurs në Gjykatën e Lartë. Është një fakt i cili gjithashtu është shqetësues po të kemi parasysh se ligji 49/ 2012 parashikon se vendimi i kolegjit administrativ do të shpallet. Ne nuk gjejmë arsy të forta se përse kur dispozita ligjore kërkon vendime të arsyetuara të kemi vonesa që kapin edhe rendin e 180 ditëve”, tha Shella.

Gjykatat administrative u krijuan me ligj në vitin 2012 duke përcaktuar afate për shqyrtim nga 10 deri në 30 ditë, por në terren ka ndodhur e kundërta duke sjellë pasoja ku vetë drejtësia shkel ligjin duke krijuar një situatë unike në botë e për pasojë dhe një mosbesim tek qytetarët për të gjetur zgjidhje ligjore.

16:05, 25/08/2017

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here