Mediat italiane: Marrëveshja Rama-Meloni, Shqipëria krahas emigrantëve mund të marrë edhe të burgosurit

0
66
Italy's Prime Minister Giorgia Meloni, as he meets Albania ’s Prime Minister Edi Rama at Chigi Palace, in Rome, Italy 6 November 2023. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Pas marrëveshjes së kryeministrit, Edi Rama me kryeministren italiane, Georgia Meloni për emigrantët, pritet një tjetër marrëveshje mes dy vendeve.

Të burgosurit shqiptarë në Itali të mund të vuajnë dënimin në vendin e tyre në këmbim të formimit profesional.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat shkruajnë se “kjo është hipoteza mbi të cilën po punohet, sipas asaj që raporton kreu i Departamentit të Administrimit të Burgjeve, Giovanni Russo në një seancë dëgjimore në Komisionin e Drejtësisë”.

“Me një kosto prej 34 euro në ditë për çdo të burgosur shqiptar në burgjet e saj, Mbretëria e Bashkuar ka lidhur një marrëveshje me Shqipërinë për të vuajtur dënimin në vendin e tyre. Na ra në mendje të përsërisim të njëjtën marrëveshje me disa modifikime: jo për të dërguar para në Shqipëri, por për të ofruar shërbime të tipit penitenciar.

Kjo që fillimisht mund të duket si një shkëmbim mund të hapë idenë e shtigjeve ad hoc të profesionalizimit për të burgosurit, të cilët kanë interes të qëndrojnë në vendin e tyre sepse kanë aftësi të reja profesionale, si të burgosurit që burgu italian ka trajnuar”, shtoi Russo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here