“Këta hajdutë e kanë kthyer në kosh plehrash këtë shtet”/ Korreshi: Këtij Parlamenti duhet ti kthehet demokracia

0
70

Deputeti i Opozirtës Saimir Korreshi i është bashkuar protestës së qytetarëve, pas mbylljes së seancës plenare.

Nga foltorja përpara qytetarëve, Korreshi i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen çdo ditë për të rrëzuar qeverinë autokrate të Edi Ramës, dhe të risjellin demokracinë në vend.

“Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen. Sot duhet të ishim me këtë drejtim, me ata surrat haletë, më falni për fjalën por nuk di tjetër lloj. Plehra e hajdutë që e kanë kthyer në kosh plehrash këtë shtet.

Vëllezër, o sot o kurrë!

Këtij vendi duhet ti kthehet demokracia. Vëllezër, ky vend po shkon drejtë greminës. Fëmijët që të gjithë i keni jashtë shtetit, bujqërit që të gjithë po e hedhin prodhimin të gjithë në kanale. Nuk jetohet më në këtë vend.

O sot, o kurrë këtij Parlamenti duhet ti kthehet demokracia, ose do të na kthehet komunizmi.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here