Deputetet e PD/ Metaliaj dhe Hoti: Rama ka burgosur liderin e opozitës, nuk do e lëmë të marrë peng demokracinë

0
104

Deputetet demokrate Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti duke folur në protestën qytetare janë shprehur se, Rama kërkon të marrë peng vendin.

Deputetet thanë se nuk do të lejojnë që të merret peng demokracia dhe vota e lirë.

‘Ju jemi realisht mirënjohës për qëndresën tuaj, sakrificën tuaj. Kjo është PD-ja, jeni ju njerëzit e lirë, ju qëndrestarët.

Edi Rama na ka mbyllur dyert e parlamentit. Ai është parlament i krimit.

Ai institucion nuk mund të quhet më parlament. Duhej të ishte tempulli i demokracisë dhe i fjalës së lirë, por sot është shndërruar në noter të aferave kriminale të Edi Ramës.

Edi Rama është tradhtar i kombit, i shqiptarëve.

Ne nuk bëjmë hap pas. O sot o kurrë.

Edi Rama me prokurorinë politike ka arrestuar Sali Berishën, liderin, kryetarin tonë ndaj ne nuk do të ndalemi deri në largimin e tij’, tha Lindita Metaliaj duke folur në protestën qytetare.

‘Sa vlerë ka të vij e të flas për fjalën e lirë, kur unë sot kam liderin e opozitës të burgosur politikë, vetëm se i ka denoncuar këtë bandë hajdutësh.

Ky autokrat, këtë autokraci që po vendos sot në Shqipëri ne nuk duhet ta lejojmë.

Ne e dimë që ka marrë peng të gjitha pushtetet.

Autokratët kështu e nisin, e fillojnë me propagandë, pastaj marrin peng disa pushtete dhe pastaj kontrollojnë çdo gjë.

E shikojmë se si ai ka blerë mediat dhe sot në shumë media të blera nga ai dhe mafia e inceneratorëve do të thonë se, pse protestojmë ne’, tha gjatë fjalës së saj në protetën qytetare, deputetja Elda Hoti.

 

 

“Këta hajdutë e kanë kthyer në kosh plehrash këtë shtet”/ Korreshi: Këtij Parlamenti duhet ti kthehet demokracia

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here