Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen nga detyra 5 efektivë në Fier

0
66

Pesë efektivë janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Ndaj personave nën hetim E.M, D.V, E.B, V.Th dhe F.H., dyshohet se në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm duke i përshtatur ato sipas kërkesave të kundërvajtësve.

“Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Judiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr.62-2024-1035, datë 31.01.2024, është vendosur pranimi i kërkesës së prokurorisë dhe caktimi i masave të sigurimit për shtetasit me detyrë punonjës policie si më poshtë:

Caktimin ndaj shtetasit E.H, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit D.V, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit E.B, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit V.Th, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit F.H, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here