Shehaj: Rama nuk po bën korrupsion për të vjedhur, por për të mbajtur pushtetin.

0
49

Deputeti i Partisë Agron Shehaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania raportin e Transparency International për nivelin e korrupsionit në Shqipëri.

Sipas Shehajt, Shqipëria ka korrupsion se qeveria nuk do ta luftojnë korrupsionin, pasi me anë të tij mban pushtetin.

 

“Që Shqipëria  është një vend i korruptuar e dimë, s’ka nevojë të na e thotë DASH. Këtë e dinë  shqiptarët vetëm duke parë nivelin e jetesës së politikanëve. Por pasurimi personal është ajo që na bie më shumë në sy, por pasojat e rënda të korrupsionit nuk është se këta politikan morën një pjesë nga buxheti, pasojat më të rënda janë ato politike. Shqipëria nuk do ta luftojmë korrupsionin se ka të bëjë me pushtetin politik. Rama nuk po bën korrupsion për të vjedhur, por për të mbajtur pushtetin. Demokracia në Shqipëri nuk funksionon se kemi një qeveri që nëpërmjet korrupsionit po mban pushtetin”,  tha Shehaj.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here