Siç duket edhe në pamje, kreu i Policisë vijon të lexojë në telefonin e tij për zhvillimet rreth vrasjen e Gurrës në Elbasan.
Rreth orës 19:30 minuta të kësaj të premteje, qyteti i Elbasanit u trondit nga një tjetër vrasje, ku viktimë mbeti avokati i Emiljano Shullazit dhe i fisit Çapja, Ravik Gurra.
Por, paralelisht me ngjarjen e rëndë “BalkanWeb” ka siguruar pamje të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili ndodhet në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në pritje të sfidës mes Shqipërisë dhe Turqisë për Eliminatoret Euro 2020.