Prangat për Veliajt/ U përjashtua 2 muaj nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Tedi Blushi: Ky është gjenocid politik ndaj opozitës

0
63

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi komentoi në studion e emisionit “Ora e Betit” në Ora News vendimin për përjashtimin 2 mujor të tij për një palë pranga kauccuku të shpalosura në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“Është e para herë ku kryetari socialist i këtij këshilli, Eridian Salianji erdhi me një vendim të gatshëm dhe duke mos mbledhur asnjë komision etike dhe mandati dhe nuk u lejova të marr pjesë në asnjë mbledhje.

Përjashtimi bazohet në një argument të vetëm për fyerje të Kryetarit të Bashkiak. Dhe ky është një skandal dhe vijim i një genocidi politik që po kryen kjo mazhorancë. Sot kanë kaluar 320 milionë euro me ato vendime pa diskutimet e opozitës”, u shpreh Tedi Blushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here