“Pranvera e ndryshimit nis nga Elbasani!”, Gjinishi: Nuk do të jetë më qarku me papunësinë dhe emigracionin më të madh në vend

0
93

I deleguari i LSI-së në qarkun e Elbasanit, Ermir Gjinishi shprehet se pas 25 Prillit Elbasani sdo jetë më qarku i dytë më i varfër në Shqipëri.

“Elbasani është zemra e korridorit të 8-të. Është vend i bekuar, me resurse natyrore të jashtëzakonshme dhe potenciale intelektuale të mjaftueshme për zhvillim”, shprehet Gjinishi.

 

Postimi i plote

Pranvera e ndryshimit nis nga Elbasani! Pas 25 Prillit Elbasani sdo jetë më qarku i dytë më i varfër në Shqipëri. Nuk do të jetë më qarku me papunësinë dhe emigracionin më të madh në vend. Nuk do të jetë më qyteti i kronikës së zezë. Elbasani ynë është djepi i arsimit, kulturës dhe qytetarisë. Elbasani është zemra e korridorit të 8-të. Është vend i bekuar, me resurse natyrore të jashtëzakonshme dhe potenciale intelektuale të mjaftueshme për zhvillim. Së bashku, për Elbasanin, për rininë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për amanetin e të parëve, lulishten e trëndafilave dhe vendin ku këndojnë bylbylat. #Shqipëria shtëpia jonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here