Marrëdhënie poligamike? Gazetarja: Naimi kishte lidhje me gruan e nipit të tij

0
115

Gazetarja Anduena Llabani ka folur për vrasjen e Liridona Ademit, për të cilën i akuzuari kryesor është Naim Murseli.

E ftuar në Euronews Albania, Llabani hodhi dyshime se Liridona mund të jetë vrarë nga poligamia. Sipas Llabanit, Liridona ka pasur marrëdhënie me nipin e Naimit dhe ky i fundit ka qenë në lidhje me gruan e nipit të tij.

Sipas saj, edhe familjet e kanë ditur këtë fakt, pasi flitet për një marrëdhënie të hapur.

“Unë po them diçka që e kam ditur shumë kohë më parë, por për shkak të sensibilitetit që ka pasur kjo çështje, jam kufizuar ta them. Bëhet fjalë për një  njeri me jetë të dyfishtë apo të trefishtë. Marrëdhënia që Naim Murseli ka pasur me  kushëririn e tij, është më e thellë, është një histori 5 vjeçare.

Flitet për një marrëdhënie poligamike. Dyshohet se e ndjera ka pasur një raport me nipin e Naimit dhe Naimi ka patur një raport me gruan e nipin. Këto histori fliten në rrethin e tyre, e për këtë kanë pasur informacion edhe familjet.

Një gjë që e ka ditur Naimi, e ka ditur Liridona, ka qenë një marrëdhënie e hapur. Kur Naimi deklaron se e ka parë gruan duke tradhtuar në Suedi, mund ta thotë po s’ka dëshmitarë, për marrëdhënien në Prishtinë ka dëshmitarë”, tha Anduena Llabani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here